Monika Kryemadhi: Do kemi të tjera fakte se si ish-zyrtari i lartë i FBI ka marrë para me çanta

Monika Kryemadhi tha pas seancës së rrëmujshme parlamentare se ditët në vijim do të dalin në dritë fakte të reja ku ish-zyrtarit të FBI-së, i janë dhënë shuma të tjera parash.

“Unë ju falënderoj për devotshmërinë që keni për të ndjekur atë gjë të shëmtuar. Sot seanca parlamentare tregoi se demokraci nuk ka më, por një diktaturë. Një diktaturë injorance në radhë të parë. Nëpërmjet saj nga xhepat e shqiptarëve janë marrë paratë dhe kanë shkuar për të paguar McGonigal. Qëllimi i vetëm për të ushtruar shantazh. Për të kërcënuar jo vetëm opozitën, por edhe biznese”, tha Kryemadhi.

Me tej ajo theksoi se do të publikohen fakte të reja se sa para janë dhënë ish-zyrtarit të FBI në Tiranë.

SHKARKO APP