Monika Kryemadhi: S’do të kandidoj më për kryetare të LSI

Monika Kryemadhi ka thënë se nuk do të kandidojë më për kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi sqaroi se ndaj LSI janë bërë shumë padrejtësi, sidomos në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se shpejt, kjo parti do të publikojë fakte nga shitblerja e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

“Nuk do të kandidoj më për kryetare të LSI. Kemi ngritur një strukturë të re, të quajtur GEN. Janë disa struktura që duam t’i ngrihem. Pesë pikat e planit të LSI, janë jo vetëm avangarde, por vazhdojnë të jenë të rëndësishme për t’u implementuar në jetën politike dhe ekonomike shqiptare. Ka kohën e vet. Vitin tjetër janë zgjedhjet lokale, e LSI do të bëhet gati për kandidatët e saj. LSI për hir të së vërtetës, po ta shohësh, mund të marr rastin e zotit Lefter Koka në Durrës, që kori 8 mijë vota. Blerja e votës ka filluar nga 200 euro në 500 euro. Nuk po flas për Alqi Bllakon në Shkozë që bëri montazhin e famshëm me një gazetare që ishte në histeri e sipër me kandidatin e LSI. Jemi skandalizuar, do të bëjmë publike metodologjinë që është bërë për videon që u akuzua kandidati jonë. Kur prokuroria është e verbër te njerëzit e mazhoranës, do të bëj taksidarin e qeverisë te opozitarizmi. Këtu do të jetë e njëjta situatë si me gjyqin e PD, si për çështjen e rithemelimit. Kur gjërat janë flagrante, të pastra, nuk ka rendësi se çfarë vendimi jep një institucion, por morali i qeverisë”, tha Kryemadhi.

Ajo tregoi se veçse mediatikisht, nuk ka marrë kritika të tjera nga Presidenti Ilir Meta për djegien e mandateve.

“Vërejtjet nga Presidenti i kam marrë mediatikisht, sepse po të debatonim live debati do të ishte i nxehtë. LSI ishte në pozicion të vështirë. Të gjithë gazetarët do i kundërvihenin LSI për mosdjegien e mandateve. Debatet tona kanë qenë të egra dhe të ashpra, i jam shmangur ballafaqimit me të për të mos lënduar veten time”, përfundoi kryetarja e LSI.

SHKARKO APP