Home Sporti Moratti i dru...

Moratti i druhet pronarëve të rinj: Nuk e kanë Interin prioritet!

25
0

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka komentuar ndryshimin e pronësisë së klubit zikaltër, nga Suning tek Oaktree, në një intervistë dhënë për “Corriere della Sera”.

“Kam arritur të flas me Steven Zhang. Ai tha se i vjen keq, shumë keq. Unë kisha thënë që në fillim se ai është një djalë i respektueshëm, inteligjent, serioz në krye të Interit. Ishte rritur si një president i vërtetë për Interin.

Fakti që një fond si Oaktree ka pasuri thuajse të pafundme, nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe cilësi. Dua ta them nga këndvështrimi i tifozëve: Interi nuk do të përfaqësojë qendrën e seriozitetit të interesave të fondit, nuk është prioritet, por vetëm një nga aktivitetet e tij”, deklaroi Moratti.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit