Moratti thumbon Juventusin: Me gjithçka që dimë mund të kishim tani 25 tituj

Interi fitoi titullin e yllit të dytë. Massimo Moratti flet si një tifoz mes fansave. Në prononcimin për “Gazzetta dello Sport”, pak orë pas fitores 2-1 ndaj kuqezinjve, ai nuk ngurroi të thumbonte Juventusin.

“Ylli i parë i vitit 1966? Është e vërtetë që në atë kohë ishim më të fortët, por gjithmonë ka cikle dhe të fitosh dhjetë kampionate të tjera nuk është e lehtë. Nëse Juventusi nuk do të kishte qenë atje, do të kishim arritur më shpejt te ylli i dytë …

Interi ka fituar 19 tituj dhe jo 20? Në fakt, me gjithçka që dimë ne, do të ishim tashmë me 25 tituj.

Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale. Edhe kjo ndeshje na tregoi që, nëse Interi luan si Interi, nuk ka kundërshtarë. Fitimi i yllit të dytë para Milanit? Kjo është një gjë e mrekullueshme.

Barela duket kudo në fushë. Por, me të vërtetë, referuar të gjithave, Dimarco personifikon interizmin. Calhanoglu dhe Mkhitaryan patën një sezon të mrekullueshëm, pastaj Lautaro është një forcë e natyrës.

Herrera dhe Inzaghi? Çfarë kanë të përbashkët ata? Praktikisht asgjë. Inzaghi ka të gjitha cilësitë e tij, që e lejojnë atë ta bëjë skuadrën të luajë mirë dhe ta mbajë dhomën e zhveshjes të bashkuar. Herrera ishte një vullkan”, deklaroi Moratti.

SHKARKO APP