Mourinho: Franca ka ekipin më të mirë në “Euro 2020”, refuzova dy kombëtare!

Jose Mourinho do të bëjë analistin në Kampionatin Europian para fillimit të aventurës me skuadrën e Romës. Strategu portugez ka folur për të ardhmen e tij, por edhe për “Euro 2020”, ku shikon Francën si më të favorizuar.

“Roma? Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Ndjeva një lidhje të fortë me pronarët e klubit. Nuk është vetëm ndjenja e të punuarit për ta, por me ta. Më pëlqeu mënyra se si u afrua Friedkin. Kemi kaq shumë për të bërë. Komunikimi i drejtpërdrejtë I bën gjërat më të lehta. Nuk më pëlqen të telefonoj, më pëlqen t’i kem njerëzit përballë.

Anglia mund t’ia dalë, por Franca ka skuadrën më të mirë. Të tjerët janë të gjitha, aty. Mund ta kisha drejtuar Anglinë kur u largova nga Chelsea, por e kuptova se ishte shumë herët për mua. Mund të kisha marrë drejtimin e Portugalinë kur isha te Reali i Madridit. Ishte një ofertë e çmendur për një punë me kohë të pjesshme. Është lloji i punës që mendoj se do ta shijoj më vonë”, deklaroi Mourinho.

SHKARKO APP