Home Sporti Mourinho: Ka ...

Mourinho: Ka shumë fizicitet në futbollin e sotëm, Guardiola dhe Arteta luajnë me 6 mbrojtës

37
0

Jose Mourinho, në një intervistë të gjatë për “Telegraf”, ka folur për tema të ndryshme, duke u ndalur te situata në futbollin e sotëm.

“Shikoni Manchester City-n, shikoni Arsenalin, vetëm për të dhënë dy shembuj. Sa qendërmbrojtës kanë në ekip? Ndonjëherë ata kanë gjashtë, është çështje parimore. Pastaj ata Luajnë në pozicione të tjera. Ata luajnë në të djathtë, në mesfushë.

Ndodh sepse ata kanë nevojë për stabilitet dhe kompaktësi mbrojtëse. Arteta tek Arsenali, për shembull, përdor Kiëior-in si mbrojtës të majtë, sepse fiziku i tij është i përshtatshëm për të fituar duelet dhe gjithashtu ndihmon në goditje të caktuara.

Guardiola te Manchester City përdor Akanji-n si mbrojtës të krahut apo edhe Stones si mesfushor dhe Gvardiol si mbrojtës. Pikërisht për këtë arsye Manchester City ka qenë i suksesshëm në Champions League vitet e fundit, sepse ka rritur fizicitetin”, deklaroi “Special One”.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit