Muçi shënon super gol në Champions ndaj Dinamo Zagreb (VIDEO)

Dinamo Zagreb dhe Legia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë e turit të tretë për Champions League. Për vendasit shënoi i pari Petkovic në minutën e 60-të, ndërsa miqtë barazuan shifrat me super golin e Ernest Muçit.

Sulmuesi kuqezi u fut në lojë në minutën e 75-të, ndërsa 7 minuta më vonë gjeti rrjetën, duke shënuar një gol spektakolar. Një gol me shumë peshë për Legian, që kërkon të kualifikohet në grupet e Champions League.

SHKARKO APP