Home Sporti Mungon ndaj A...

Mungon ndaj Atleticos, por Suedia grumbullon Ibrahimovic për duelin me Kosovën

34
0

Zlatan Ibrahimovic është grumbulluar së fundmi nga Suedia për ndeshjet e tetorit. Bomberi i Milanit do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Kosovës dhe Greqisë që do të luhen për kualifikueset e Kupës së Botës.

“Kam vendosur për ta grumbulluar pasi shpresoj dhe besoj që mund të na japë kontributë. Po rikuperohet nga një dëmtim,  po besoj se ditë pas ditë mund të bëhet më mirë dhe mund të na bashkohet javën e ardhshme”, tha trajneri i Suedisë, Andersson.

Ibrahimovic nuk është i grumbulluar për sfidën ndaj Atletico Madrid që do të luhet mbrëmjen e sotme, por gjithsesi te Suedia besojnë se ai mund të rikuperohet dhe të jetë gati javën e ardhshme. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit