Home Sporti Mungon vetëm ...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Barcelona zgjedh strategun gjerman për pankinën

139
0

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajneri i Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas duket se ka marrë vendimin për të larguar ish-mesfushorin e njohur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur së fundmi me drejtuesit.

Hansi Flick është i preferuari i presidentit Jaon Laporta për ta zëvendësuar. Barcelona është gjithashtu prioriteti i 59-vjeçarit nga Heidelberg. Trajneri gjerman pëlqehet edhe nga klube të tjera, por transferimi në La Liga është dëshira e vetme që ka në këto momente.

Shtypi sportiv pranë klubit katalanas bën me dije se së shpejti mund të arrihet marrëveshja finale mes Laportës dhe Flick. Ky i fundit qëndron pushim prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares gjermane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit