Napoli fiton me lehtësi ndaj Spezias së Manajt (VIDEO)

Napoli e ka mbyllur me fitore këtë edicion të Serie A pasi mposhti në ndeshjen e fundit Spezian e Rey Manaj me rezultatin e pastër 3-0. Të Kaltrit gjetën menjëherë rrugën e rrjetës që në minutën e katërt, me Politanon falë një aksioni personal.

Megjithatë, në një ndeshje ku nuk kishte peshë për sa i përket objektivave, tifozët mes tyre pas 10 minutash lojë u konfrontuan duke ndërprerë ndeshjen.

Pas rifillimit të lojës Napoli gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me Piotr Zielinski. Në minutën e 36-të ndërkohë Napoli do të hipotekonte fitoren dhe me golin e tretë që do të shënohej nga Demme.

Rey Manaj do t’i shkonte shumë pranë golit në fundin e takimit ku falë një topi që filtroi në brendësi të zonës vendosi shqiptarin përballë portierit, por do të ndalej nga traversa.

Spezia 0-3 Napoli | Emphatic away win for Napoli | Serie A 2021/22

 

SHKARKO APP