Napoli fiton sfidën spektakolare ndaj Juventusit, Raspadori shtang bardhezinjtë

Napoli merr një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Juventusit, në super duelin e mbrëmjes në Seria A. Ndeshja dhuroi shumë emocione në pjesën e parë me raste të shumta në të dyja krahët. Vlahovic ju afrua disa herë golit, ndërkohë që Napoli do të realizonte në fundin e pjesës së parë.

Kvaratskhelia dërgoi topin në rrjetë në minutën e 42-të, me një goditje të saktë fluturimthi brenda zonës. Juventusi tentoi me të gjitha mënyrat për të gjeur barazimin, i cili do të vinte në minutën e 83-të.

Chiesa me të djathtën e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Meret. Napoli gjithsesi gjeti forcat për të shënuar një tjetër gol. Në fundin e kohës së rregullt, vendasit fituan një penallti që do të gabohej nga Osimhen, por në kthimin e topit nga portieri, Raspadori e shtyu në rrjetë.

Juventus mbetet edhe pas kësaj humbje në vendin e dytë me 57 pikë, ndërkohë që Napoli është e 7-ta me 43 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP