Napoli mund me lehtësi Atalantën, vendos “perla” e Kvaratskhelia dhe Rrahmani (VIDEO)

Napoli harron shumë shpejt disfatën ndaj Lazios dhe merr një sukses të rëndësishëm 2-0 ndaj Atalantës. Ekipi i Spallettit po e kthen në formalitet fitimin e titullit kampion.

Khvicha Kvaratskhelia u konfirmua si njeriu i momentit te Napoli dhe Seria A. Sulmuesi gjeorgjian ka realizuar një super gol në minutën e 60-të, në duelin ndaj Atalantës. Kvara ka dribluar në mënyrë spektakolare 3 mbrojtës dhe portierin me lëvizjet e tij shumë të bukura në limitet e zonës dhe më pas e dërgoi topin në trekëndësh.

Në minutën e 77-të, Amir Rrahmani do të shënonte me kokë golin e sigurisë. Ky ishte i dyti për mbrojtësin e Kosovës në kampionat. Napoli blindon kreun e renditjes me 68 pikë, 18 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP