NATO tregon forcën në Atlantik, para takimit Biden-Putin (FOTO)

NATO po zhvillon stërvitje të ndryshme ushtarake në disa shtete të Europës, përfshi edhe Shqipërinë, në kuadër të “Defender Europe 21”.

Anija luftarake britanike ”HMS Queen Elizabeth” ka udhëhequr një flotë prej 19 anijesh të tjera të NATO-s në Oqeanin Atlantik, në një stërvitje të përbashkët para dërgimit të të gjitha mjeteve luftarake në Detin e Zi, pak ditë para takimit të shumëpritur mes Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Asaj iu bashkuan anije nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera pjesë të NATO-s, në një stërvitje të nisur që javën e kaluar. Pjesë e stërvitjes detare janë edhe nëndetëse, destrojerë dhe fregata, si dhe avionë luftarakë F-35B të Forcave Ajrore Mbretërore, Avionë F-16 Falcon të Portugalisë dhe F-18 Hornet të Spanjës.

Biden dhe Putin do të takohen në Gjenevë këtë muaj, ku do të diskutojnë për një sërë çështjesh delikate që rrezikojnë paqen në botë.

SHKARKO APP