Ndahet nga jeta aktori i madh Paulin Preka

Ndahet nga jeta aktori i madh Paulin Preka. Reagimet vijnë nga krejt komuniteti i artistëve shqiptarë për aktorin shkodran që bëri epokë.

Ka reaguar edhe Lulzim Basha.

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist. U prehtë në paqe!

Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka. Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

SHKARKO APP