Ndahet nga jeta trajneri i njohur kroat që ka drejtuar edhe Prishtinën

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ish-trajneri i legjendar i Kroacisë, Miroslav Blazevic. I lindur në Bosnjë Hercegovinë, Blasevic luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva e Zagrebit, FK Sarajevo, HNK Rijeka, si dhe në Zvicër me FC Sion dhe FC Moutier gjatë karrierës së tij 12-vjeçare si lojtar nga viti 1954.

Ai udhëhoqi Kroacinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian në vitin 1996. Megjithatë, kurorëzimi i karrierës së tij si trajner erdhi dy vjet më vonë, kur e udhëhoqi Kroacinë deri në vendin e tretë në Kupën e Botës 1998.

Blazevic, i cili do të mbushte 88 vjeç të premten, pati një karrierë të gjatë menaxheriale në të gjithë Evropën, e cila zgjati nga viti 1968 deri në vitin 2015. Në vitin 1985, Blasevic mori drejtimin e Prishtinës, duke lënë kujtime të pashlyeshme në ekipin e kryeqytetit të Kosovës gjatë epokës së artë të saj.

MIROSLAV ĆIRO BLAŽEVIĆ - najnovije objave | 24sata

SHKARKO APP