Home POLITIKE Ndarja nga je...

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Berisha e nis konferencën me një minutë heshtje

69
0

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një minutë heshtje për shkak të vdekjes së aktorit Mirush Kabashi.

Në nisje të konferencës së tij, Berisha ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për vdekjen e artistit të njohur.

Ai e cilësoi Kabashin si një nga talentet më të rralla dhe një nga artistët më të shquar të teatrit shqiptar

“Së pari, sot është një ditë zie për artin, artdashësin, kulturën tonë. Një gjeni i skenës shqiptare dhe filmit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Mirush Kabashi nuk është më.

Mirush Kabashi ishte një nga talentet më të rralla, një nga artistët më të shquar, më të talentuar të filmit dhe teatrit shqiptar.

Ai interpretoi mbi 100 role, personazhe të veprave të autorëve tanë dhe botërorë. I interpretoi ata me mjeshtëri të madhe.

U bë i pavdekshëm me rolet e tij. Mirush Kabashi u nda nga ne si Sokrati i kohës sonë dhe u nis në përjetësi.

Duke shprehur ngushëllime më të ndjera familjes, të afërmve dhe të gjithë admiruesve të tij, u ftoj të nderojmë kujtimin e artistit të madh me një minutë heshtje.”, tha Berisha në nisje të fjalës së tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit