“Ndeshemi ku të duash”, boksieri irlandez sfidon hapur Florian Markun

Florian Marku më 25 gusht u përballë në “Air Albania” me boksierin meksikan, Miguen Parras të cilin e mposhti me pikë. Në këtë mënyrë boksieri shqiptarë arriti të fitonte përballë publikut të tij titullin WBA Silver për peshat e lehta.

Vetëm pak ditë pas kësaj fitoreje, Marku ka shkruar në Twitter: Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?

Në postimin e Markut ka komentuar boksieri Tyrone McKenna, i cili thotë: “E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden, apo në Angli”.

Tashmë mbetet në dorën e Markut nëse do e pranojë ofertën e irlandezit për t’u përballur në ring në të ardhmen.

SHKARKO APP