Home Sporti Ndeshjet e La...

Ndeshjet e La Ligas do të luhen në SHBA, konfirmohet vendimi nga Tebas

38
0

La Liga do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i kampionatit spanjoll Javier Tebas, i cili foli në mikrofonat e “Expansion”.

“Nuk e di kur, por këtë herë La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë vendit. Mendoj se mund të fillojë nga sezoni 2025-26.

Luajtja e ndeshjeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara do të forcojë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti më i madh për La Liga-n pas atij spanjoll.

Kampionate të tjera shumë konkurruese po vendosen ngadalë, kështu që ne nuk mund të bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë, ata do të na kalonin nëse nuk do të shkonim dhe të luanim disa nga ndeshjet tona të kampionatit atje”, deklaroi Tebas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit