Në dispozicion të Prokurorisë për skandalin e pagave, dorëhiqet drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen.

Vendimi vjen pas skandalit të publikimit të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të dhëna që po qarkullojnë në duart e kujtdo në internet.

Burime nga Tatimet thanë se drejtori i Sistemit Informatik është vendosur në dispozicion të hetimeve që ka nisur Prokuroria e Tiranës.

SHKARKO APP