Home Sporti Në Kroaci zbu...

Në Kroaci zbulojnë shumën që do të përfitojnë Krasniqi dhe Nora Gjakova nga medaljet e arit!

103
0

Kosova ka arritur të shkruajë historinë në Lojërat Olimpike pasideri tani xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të sigurojnë nga një medalje ari në Tokio.

Shpërblimi për këtë vlerësim individual, por që ka vlerë të madh dhe për kombin e Kosovës, është edhe financiar. Një media në Kroaci, ‘’24sata.hr’’ ka bërë një krahasim për vendet e Ballkanit si i shpërblejnë sportistët në rast fitimit të medaljeve të arit.

Kosova renditet e para pasi shpërblen medalistët me 100 mijë euro. E dyta renditet Serbia me 70 mijë euro. Por, mediat vendase ankohen për faktin se Kroacia nuk i shpërblen si duhet sportistët pasi japin shpërblim vetëm 26 mijë euro në rast të fitimit të medaljes së arit.

E fundit është Bosnje Hercegovina me vetëm 2300 euro shpërblim për një medalje ari. Shqipëria nuk përmendet në artikull, por dhe një herë Kosova tregon se i mbështet vërtetë sportistët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit