Home Sporti Në prag të se...

Në prag të sezonit të ri, FSHF mbledh klubet e Kategorisë Superiore

6
0

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka organizuar ditën e sotme një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit.

Rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është njehsuar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Drejtuesi i sektorit të Përgatitjes Atletike në FSHF, Luiggi Febbrari, si dhe përgatitësit atletikë të ekipeve Kombëtare, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, të cilët folën për rolin e rëndësishëm që ka kjo figurë në një ekip futbolli.

Komiteti Ekzekutiv në FSHF, ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre, ndërsa duhet theksuar fakti se Federata e Futbollit ka organizuar herë pas here kurse për këtë figurë kaq të rëndësishme në futboll, ku kanë lektruar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit