Në pranga i riu që përndoqi një vajzë, ministri Balla: Stop dh*nës me bazë gjinore

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi përndoqi një vajzë për disa muaj. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri thirrje kundër dhunës me bazë gjinore.

”Stop dhunës me bazë gjinore. Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë. Ta përndjekësh është dhunë. Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë”, theksoi Balla.

Po ashtu Balla nënvizon edhe se viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’u ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe riintegrim të plotë në punë dhe shoqëri.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma. Prandaj nuk duhet më asnjë justifikim për dhunën ndaj grave”, tha Balla.

SHKARKO APP