Nënkomisari v*ret veten në zyrë, Policia: Ishte pezulluar nga detyra pas dënimit për pla*osjen e komshiut

Në një gjendje të rëndë psikologjike, oficeri i policisë gjyqësore, Arben Pjeçi me detyrë nënkomisar, është gjetur i vetëvrarë në ambientet e zyrës së punës në Komisariatin e Policisë Durrës

Oficeri i policisë kishte orë që kishte humbur kontaktet. Familjarët të shqetësuar kishin kërkuar ndihmën e policisë të cilët pasi kanë hapur me forcë zyrën e kanë gjetur të vetëvrarë me armën e shërbimit.

Sipas njoftimit nga Policia e Durrësit, Pjeçi ishte pezulluar nga detyra me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit dhe sot do të ekzekutohej vendimi, ndërkohë mësohet se prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës ku ndodhej.

Në vitin 2022 Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.

“Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, shtohet më tej.

Sakaq, për këtë ngjarje të rëndë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, ndërsa është njoftuar dhe AMP për të kryer veprimet përkatëse.

SHKARKO APP