Nëse Lulzim Basha denoncon edhe oligarkë të tjerë…
Nga Nilda Halili-
Basha bëri dje një hap drejt guximit te një politikani që nuk ka frikë.
Motivet pse e si, akoma ziejnë në mjedisin mediatik e politik shqiptar.
E megjithatë nëse Lulzim Basha do të vazhdojë edhe me emra të tjerë oligarkësh që t’i akuzojë në parlament, atëhere ka përkrahje publike.
E jo vetëm vetëm me dy emra që dje denoncoi për arësye të ndryshme personale e politike.
Ndaj pritet me interes që Lulzim Basha të tregojë për pasuritë dhe bëmat e të tjerëve oligarkë, edhe atje ku banon personalisht.
Nëse e ka seriozisht ai duhet të rrëfehet se çka parë e dëgjuar kur ishte ministër i brendshëm dhe ministër transporti, e sidomos kur drejtonte bashkinë e Tiranës.
Rrefimi bëhet i plotë, pasi pjesërisht mbetet mëkat ose gjobë ndaj dikujt!