Home POLITIKE Nesër Kongres...

Nesër Kongresi i PS-së/ Balla: Prezantohet programi qeverisës. Basha do rizgjidhet kryetar, do ulemi me të në tavolinë

14
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, këtë të premte shpalosi axhendën e Kongresit të kësaj force politike që do të zhvillohet ditën e nesërme në Pallatin e Kongrese.

“Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS-së, e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30 -vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria ”Rama 3” në shtator. Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare”, tha Balla gjatë prononcimit për mediat.

Po ashtu Balla tha se fillon përgatitja për mandatin e 4 të kësaj force politike. Duke theksuar se prej shtatorit do të krijohet një dialog i ri politik me opozitën, deputeti më i votuar i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, tha se sipas tij duket se kryedemokrati Lulzim Basha do të zgjidhet sërish në krye të PD.

Një parti politike si e jona hyn në çdo palë zgjedhje për të fituar, fokusi do jetë te programi qeverisës dhe reformat, rishprehja e vullnetit për një frymë të re politike prej shtatorit. Të krijojmë një dialog konstruktiv në dobi të interesave të vendit. 2021 është i rëndësishëm, brenda këtij viti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën. Ne në shtator duhet që në legjislaturën e re të Kuvendit të kemi mundësi të krijojmë rrugë të reja komunikimi. Kemi dakordësi me PD, kujtoj disa refoma, edhe Basha mesa duket do rizgjidhet nesër, prapë do të ulemi në tavolinë që ti çojmë para reformat. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit të ngremë komunikim të ri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit