Nesër protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia apel organizatorëve: Distancohuni nga dhuna

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë protestës së opozitës që do të zhvillohet nesër në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia u përsëriti thirrjen organizatorëve për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

SHKARKO APP