Nga ”ferri” në “parajsë”, Shqipëria merr barazimin historik kundër Kroacisë në Hamburg

Pas humbjes me Italinë, ekipi kuqezi barazoi në frymën e fundit me Kroacinë në një ndeshje plot aksion dhe me emocione të forta në Hamburg. Shqipëria mori kështu një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit te shtesës për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Shqipëria luajti shkëlqyer në pjesën e parë, realisht. Si dhe në fundin e pjesës së dytë.

Qazim Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por kroatët përmbysën me golat e Kramaric dhe minutën e 74-t dhe autogoli i Gjasulës në minutën e 76-të. Në fund, ishte pikërisht Gjasula që shënoi golin e barazimit, duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë në Europian. Pra 2-1 për Kroacinë në tre minuta. Por në fund ndeshja u mbyll 2-2, duke e çuar ekipin kombëtar nga “ferri” në “parajsë.

Ndeshja e radhës do të jetë kundër Spanjës.

 

Ndeshja

90+5’- Gooool Shqipëria 2-2! Klaus Gjasula vendos baraspeshën, pas një asisti të shkëlqyer të Mitajt nga e majta.

76’- Përmbys rezultatin Kroacia në 2-1. Gjasula shkakton autogol, pas një topi të larguar nga Gjimshiti.

74’- Barazon Kroacia 1-1! Kramaric nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi të shkëlqyer.

11’- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.

https://kohajone.com/euro-2024-dy-gola-ne-dy-minuta-kroatet-permbysin-sfiden-me-shqiperine-ne-pjesen-e-dyte/

https://kohajone.com/presidenti-begaj-bashke-me-familjen-ne-stadium-mbeshtetje-per-ekipin-kuqezi-ne-sfiden-me-kroacine/

https://kohajone.com/media-britanike-the-sun-qazim-laci-huton-modric-co-ne-nje-ndeshje-plot-sfide/

https://kohajone.com/mbyllet-pjesa-e-pare-shqiperia-e-nis-serish-ne-menyre-spektakolare-laci-shtang-kroacine-video/

https://kohajone.com/kombetarja-me-loje-te-forte-asllani-nuk-i-beson-syve-kuqezinjte-po-i-afrohen-dhe-golit-te-dyte/

https://kohajone.com/shans-i-arte-per-kuqezinjte-hysaj-leshon-nje-gjuajtje-me-te-majten-por-topi-shkon-jashte/

https://kohajone.com/fotolajm-goli-nga-qazim-laci-ne-11-minuta-loje-kunder-kroacise/

SHKARKO APP