Home Euro 2020 Nga Modric te...

Nga Modric te Ronaldo, “Euro 2020” mund të jetë shansi i fundit për këta veteranë!

8
0

Për disa mund të jetë momenti i shumëpritur për të debutuar në Europian, ndërkohë që për të tjerë mund të jetë i fundit në karrierën e tyre. I tillë duket edhe rasti i 11 yjeve që do ju sjellim më poshtë, duke u bazuar në një shkrim të “The Sun”.

Në portë është Pyatov që vështirë se do e shohim sërish në këtë kompeticion, pasi tashmë është 36 vjeç. Në mbrojtje janë dy emra shumë të njohur që janë në perëndimin e karrierës si Chiellini dhe Pepe. Edhe pse kanë ende energji, pesha e viteve mund të bëjë që të shijojnë Evropianin e fundit të tyre në karrierë.

Në mesfushë spikat Luka Modric, i cili është 35 vjeç dhe me shumë mundësi do të jetë për herë të fundit në Europian. Mosha është thjeshtë një numër ndërkohë për Ronaldon, teksa është 36 vjeç, por në fushë duket ende si një djalë i ri. Vështirë se do të jetë pas 4 vitesh, por nga CR7 mund të presësh gjithçka. Për Goran Pandev ndërkohë do të jetë Evropiani i parë dhe i vetëm në karrierë, pasi mosha 37 vjeç, nuk i jep shpresë për të ardhmen. /R.Lika-Koha Jone/

A SunSport line-up of the top veterans at Euro 2020

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit