“Nga sot, Shqipëria është pjesë e Europës”, komenti në median holandeze pas ndeshjes

Roma arriti të merrte një fitore historike në Conference League mbrëmjen e djeshme në impiantin “Air Albania” duke bërë për vete trofeun e parë të këtij kompeticioni të ri. Tirana u bë kryeqendra e futbollit evropian në ditët e fundit, ku nuk munguan as elozhet.

Ajo e mbrëmshmja nuk ishte vetëm një ndeshje futbolli, por ishte shumë më shumë se aq. Ishte një rritje për ekonominë e vendit, ishte një “pushtim” ku të huajt erdhën si kurrë më parë brenda një ditë të vetme, por mbi të gjitha, imazh.

Mes shkrimeve të mediave të huaja kushtuar Shqipërisë dhe finales së Conference League, më i spikaturi vjen nga media holandeze, “Nrc.nl”, e cila shkruan se tashmë Shqipëria është pjesë e Europës.

“Nga sot, Shqipëria është bërë pjesë e Europës”, ishte komenti i një tifozi. “Kjo finale është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë që nga rrëzimi i statujës së diktatorit”, shtoi një tjetër.

Finalja u transmetua në 155 vende të botës dhe për herë të parë vendi ynë kishte interesin e gjithë shteteve të tjera me futbollin që thyen barrierat.

SHKARKO APP