Home POLITIKE Ngujim apo gr...

Ngujim apo grevë urie? Diskutimet në grupin e PD! Spaho: Do të kthehemi në qesharakë nëse…

495
0

Të mërkurën u zhvillua mbledhja e grupit Parlamentar të PD, e drejtuar nga Gazment Bardhi. Ai mësohet se ka thënë se duhet ta vendosin se çfarë do të bëhet me aksionin opozitar, do të ngujohen apo të futen në grevë urie. Ndërsa Edmond Spaho është shprehur kundër bojkotit dhe grevës së urisë, pasi mendon se do të kthehen në qesharakë.

Pjese nga diskutimi:

Gazment Bardhi: Çfarë do te bëjmë në vijim të aksionit tonë opozitar, greve urie apo ngujim? Do duhet të vendosim. Ka propozime për të ridërguar edhe njëherë kërkesat në Kuvend, ka propozime për ngujim, ka propozime për grevë urie. Te gjitha këto do i diskutojmë në një mbledhje të posaçme javës së ardhshme.

Sorina Koti: Jam e mendimit që ne duhet te bëjmë edhe njëherë kërkesat per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nëse nuk pranohen, atëherë unë jam e idesë qe te ngujohemi.

Edmond Spaho: Unë kam marrë përsipër ti them të gjithë gjërat në grup dhe unë jam kundër ngujimit dhe grevës së urisë, sepse do të kthehemi në qesharakë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit