Nisin tensionet në Kuvend. Balla mban fjalën, deputetët e PD-së rrethojnë foltoren

Kanë nisur tensionet në Kuvend, që tashmë po bëhen të zakonshme prej disa javësh.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka marrë fjalën, disa nga deputetët e PD kanë rrethuar foltoren. Menjëherë më pas është afruar edhe Garda.

Balla i është drejtuar me ironi Luçiano Boçit duke i thënë: Po kjo çfarë është? Ulu se nuk më shohin kolegët… Me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja.

Më pas deputetët kanë ndezur edhe një aparaturë, e cila krijon zhurmë akustike.

“Ju bëj thirrje të tërhiqeni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, se gjykata do marrë vendim”, tha Balla.

Një përplasje ka ndodhur edhe mes kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe deputetes Albana Vokshi.

Pjesë nga debati

Vokshi: Edi Rama e ka vendin në burg. Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane.

Nikolla: Po mbani fjalim, respektoni procedurën.

Vokshi: E di që prekesh kur përmendet Rama.

Nikolla: Do ta heq fjalën se nuk është për procedurë. Zonja Açka fjala për ju.

SHKARKO APP