Një gjarpër ndërpret ndeshjen në Rusi, shikoni pamjet e rralla (VIDEO)

Kemi parë shpesh që ndeshjet e futbollit të ndërpriten për shkaqe të ndryshme. Ka raste kur janë futur tifozë në fushë, apo edhe kafshë të ndryshme, por deri më tani me siguri që nuk keni parë një gjarpër që të ndërpresë një ndeshje.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi. Ndeshja Akhmat Grozny-Sochi u pezullua për disa minuta rreth minutës 6. Një gjarpër hyri në fushë duke shkaktuar panik të përgjithshëm mes lojtarëve dhe duke e detyruar gjyqtarin të ndërpresë lojën.

Menjëherë pas kësaj, rojet u futën në fushë, duke e larguar me anë të një shkopi jashtë fushës së lojës.

 

SHKARKO APP