Një pikë midis Erzenit dhe Partizanit, Teuta “zhyt” Kukësin
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2022/12/partizani-1280x720-1-1.jpg)
Sfida midis Erzenit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, është e “çmendur”.
Dy ekipet ndajnë një pikë pas një sfide me plot 6 gola, me barazimin e ekipit nga Shijaku që ndodh në minutën e shtatë shtesë, si pasojë e një penalltie të dhënë nga sistemi VAR.
Fitore në transfertë u regjistruan në Patos, ku Laçi fiton 0-1 ndaj Bylisit, kurse Teuta ia del ndaj Kukësit me të njëjtin rezultat, duke shtuar shpresat për mbijetesë dhe duke zhytur verilindorët në krizë.