Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: Do të mbajë emrin e një mikut të mirë

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

“📍 Nga sot një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e mikut të mirë, njeriut që e donte shumë qytetin, Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë”, shkruan Veliaj në Facebook.

Dritan Mezini ishte sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, në janar të këtij viti, në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

SHKARKO APP