Një serb në vend të Hakimit, Interi nuk qëndron duarkryq dhe arrin akordin

Interi është afër goditjes së parë në merkato. Achraf Hakimi pritet të jetë një nga lojtarët që do të sakrifikojnë kampionët e Italisë, kjo për shkak të situatës së vështirë ekonomike në klub.

Zikaltrit kërkojnë 70 milion euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin e krahut të djathtë, për të cilin ka interesim nga PSG dhe Chelsea. Drejtuesit e klubit italian nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë gjetur pasuesin e marokenit.

Filip Kostic

Ai është Filip Kostic, 28-vjeçari i Eintracht Frankfurt. SkySport Deutschland raporton se Interi ka arritur një akord me lojtarin serb, autor i 4 golave dhe 17 asisteve në sezonin e fundit në Bundesligë.

Kostic po pret me padurim transferimin në Serie A, trajneri Simone Inzaghi ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje, që pritet t’i kushtojë Interit 20-25 milion euro. Gjithçka është gati, por zyrtarizimi i Kostic do të vijë pas shitjes së Hakimit. /abcnews.al

SHKARKO APP