Një shqiptare kandidate për zgjedhjet në Angli, ja kush është Sara Gezdari dhe tregon çfarë synon

Sara Gezdari futet në histori si e para shqiptare e Britanisë që konkurron ndonjëherë për deputete në parlamentin e vendit, këtë herë nga radhët e konservatorëve të qendrës së djathtë të kryeministrit Rishi Sunak.

Ajo jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe është angazhuar në jetën partiake në radhët e konservatorëve britanikë që prej fillimit! Ajo vjen nga bota e financës dhe turizmit dhe ka pasur shumë poste në projekte dhe iniciativa të ndryshme politike në radhët e kësaj partie që ndodhet prej 14 vjetësh në pushtet.

Sara nënë e dy fëmijëvem dhe e bija e Mond Gezdarit, ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit të Tiranës ose ish 17 Nëntorit në vitet 1970-1980 i njohur si “bomberi playboy” i Tironës. Ajo konkurron në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët, rivalët e konservatorëve kanë pasur në zgjedhjet e fundit një shumicë prej 7 mijë votash.

SHKARKO APP