Njihuni me shqiptarin që po bën historinë në Itali, është “makineri golash”

Një sulmues shqiptar mund të futet në histori. Bëhet fjalë për kampionatin e Seria D, që në 7 sezonet e fundit ka njohur sulmues që kanë arritur deri 30 gola. Rekordi deri më tani i takon Mario Chiessa-s, i cili në sezonin e kaluar shënoi 34 gola në 36 gola me Castellanzese.

Këtë sezon është Dardan Vuthaj, që po bën edh më mirë se ai, pasi sulmuesi i Novaras ka realizuar 23 gola në vetëm 20 ndeshje. Mesatarja e tij është e frikshme, shënon çdo 77 minuta, shifër e paarritshme nga sulmuesit e tjerë në kategoritë më të larta.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar më shumë se 7 ekipet e fundit në Grupin A të Sera D, ndërkohë që vetëm në 4 raste nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në këtë sezon, në dy prej të cilëve e ka nisur ndeshjen nga pankina. Gjatë janarit ai mori një ofertë për t’u transferuar në Seria B, por presidenti i Novaras e refuzoi. Premisat janë që Vuthaj deri në fund të sezonit të vendos një rekord dhe që së shpejti ta shohim në kombëtare duke shkëlqyer me Armando Brojën. /R.Lika-Koha Jonë/

YouTube player

 

SHKARKO APP