Noka: Shoqata e Bravave s’po gjen kandidatë për 6 marsin

Deputeti demokrat Flamur Noka nga Vora ku po mbahen zgjedhjet për Primaret për të zgjedhur kandidatin, i cili do përfaqësojë Komisionin e rithemelimit në zgjedhjet e 6 marsit tregoi se si do regjistrohen kandidatët e tyre.

Partia Demokratike e Bashës nuk i njeh kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

“Ajo është shoqata e bravave. Për një gjë të jeni të sigurt, që kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike, me demokraci direkte, janë kandidatët më të mirë dhe do jenë fitues. Se si do regjistrohen ata do ta dëgjoni ditën e hënë ose të martë kur ne të konkludojmë, për këtë mos keni asnjë merak”.

SHKARKO APP