Nuk arrihet marrëveshja, BE dështon të mbajë një Samit me Putinin

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel në orët e para të së premtes.

“Ishte një diskutim gjithëpërfshirës dhe nuk ishte i lehtë,” tha ajo në komentet për gazetarët.

“Ne parashtruam përsëri kushtet në bazë të të cilave jemi të gatshëm të punojmë dhe komunikojmë më ngusht me Rusinë. Sott nuk arritëm një marrëveshje për një takim së shpejti mes udhëheqësve,” tha ajo.

/VOA

SHKARKO APP