Home POLITIKE Nuk bie qever...

Nuk bie qeveria e kryeministrit shqiptar, Abazoviç gjen gjuhën e përbashkët me Presidentin

277
0

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe që po vinte në rrezik qeverisjen e tij, tashmë është ”shpëtim” për të, pasi kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk do të dorëhiqet.

Presidenti Milo Gjukanoviç dhe Abazoviç gjetën gjuhën e përbashkët për mosmarrëveshjet në një takim konsultues në Podgoricë, duke shmangur rrëzimin e qeverisë. Ata adresuan shqetësimet për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, për të cilën vendosën të kërkonin mendimin e ekspertëve ligjorë dhe shkencorë përpara miratimit dhe vendosjes së saj në zbatim.

“Bashkërisht u vlerësua se është në interes të Malit të Zi dhe të ardhmes europiane ruajtja e stabilitetit politik dhe përmirësimi i funksionalitetit të institucioneve të sistemit, në mënyrë që vendi kandidat për anëtarësim në BE, në një kohë sa më të shkurtër të përmbushë detyrimet që dalin nga agjenda europiane”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Malit të Zi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit