Nuk fitoi dot derbin, por Simeone vendos një rekord unikal në La Liga

Diego Simeone është kthyer në trajnerin me më shumë ndeshje në drejtimin e një klubi të vetëm në historinë e La Liga-s.

Argjentinasi drejton Atletico Madrid prej dhjetorit të vitit 2011. Sonte ishte ndeshja numër 425 për të si trajneri i skuadrës “Colchoneros”. Askush nuk e ka arritur më parë këtë shifër në stolin e një skuadre të vetme.

Simeone, i cili ka luajtur e fituar edhe si futbollist tek Atletico, thyen një rekord që zgjaste prej 49 vitesh dhe i përkiste Miguel Munoz (Real Madrid).

SHKARKO APP