Nuk mjafton dopieta e Osimhen, Napoli ndalet ndaj Bolognës (VIDEO)

Në ndeshjen e parafundit në Seria A, Napoli nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Bologna-s.

Kampionët e rinj të Italisë ishin në avantazh të dy golave të realizuar nga sulmuesi i tyre nigerian Victor Osimhen, por nuk mundën të dilnin me 3 pikë nga kjo transfertë.

Bologna, e cila po i bën një mbyllje të shkëlqyer kampionatit, arriti të shënojë dy herë. Fillimisht ishte Ferguson që ngushtoi shifrat dhe më pas De Silvestri barazoi rezultatin.

Më herët, Verona-Empoli u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në mbrëmje Juventusi do të presë Milanin.

SHKARKO APP