Nuk po rinovon me Milanin, dy ekipe të mëdha ndjekin me interes portierin Maignan

Mike Maignan pas paraqitjeve të mira me Milanin ka shkaktuar interesin e dy gjigandëve europianë si Bayern Munchen dhe Manchester United.

Kontrata e francezit me kuqezinjtë përfundon në 30 qershorin e 2026-tës dhe drejtuesit e italianëve janë shprehur të gatshëm për t’ia rritur rrogën gardianit.

Bayerni është në kërkim të një portieri cilësor për të ardhmen dhe Maignan është përfolur si një nga emrat më interesant. United nga ana tjetër nuk është i bindur nga Onana. Gjithsesi Milani do mundohet që ta bindë “gardianin” që të vijojë të mbajë fanellën kuqezi.

SHKARKO APP