”Nxirrni listën e spiunëve”, Kuvendi kërkesë Autoritetit të Dosjeve

Pas zhurmës për personazhin I.M, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike listën me emrat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit të cilët punojnë në administratën publike.

Kërkesa i është bërë Autoritetit në rekomandimet e përvitshme që jepen në raportin vjetor që miratohet në Parlament.

Debati nisi pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve që i kërkoi Kuvendit të ndryshonte ligjin për dosjet, pasi dyshonte se politikanë që kanë marrë certifikatat e sigurisë kanë dosje në Sigurimin e Shtetit.

SHKARKO APP