Home Sporti “O unë, ose A...

“O unë, ose Allegri”, sulmuesi i vendos ultimatum Juventusit për rinovimin

495
0

Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje, Juvnetuis po përgatitet për mini-revolucion në verë. Tifozët e bardhezinjve janë lodhur me futbollin e mërzitshëm të Max Allegrit, dhe shpresojnë që klubi të ndajë rrugët me të në verë.

Një gjë të tillë duket se e dëshiron dhe Federico Chiesa, i cili ka prishur raportet me trajnerin. Sulmuesi italian ka kontratë me Juven deri në 2025. Rinovimi po mungon.

GDS raporton se Chiesa ua ka bërë të qartë drejtuesve se nëse trajneri konfirmohet, atëherë ai do të kërkojë largimin nga Torino. Për të nisur një tjetër aventurë, ndoshta larg Serie A.

Përndryshe mund të rinovojë për të vijuar aventurën me rekordmenët e futbollit italian. 26-vjeçari, pjesë e “Zonjës” prej tetorit të vitit 2020, ka shënuar 30 gola deri tani me bardhezinjtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit