Home POLITIKE Olaf Scholz t...

Olaf Scholz të hënën në Tiranë, takime bilaterale Kosovë-Serbi

47
0

Kancelari gjerman do të marrë pjesë në Samitin e Procesit te Berlinit dhe pritet të bëjë takime bilaterale edhe me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të premten, 13.10.23, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane, në Berlin.

Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në në një vend jashtë Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte endeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

Përveç kancelarit Scholz në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi.

Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Bashkësisë Politike. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo nuk dihet ende, u tha në Berlin.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndirmor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke. /DW/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit