Olsi Rama padit për shpifje Gazment Bardhin, flet Robert Rakipllari: Të marrë fund kultura e shpifur e akuzave që…

Debati politik mes Gazment Bardhit dhe Olsi Ramës u shndërrua në një çështje juridike, në momentin që ky i fundit bëri një padi për shpifje në SPAK, sipas Robert Rakipllarit.

I ftuar në ”Breaking”, Rakipllari tha se denoncimi i Bardhit se vëllai i kryeministrit është i përfshirë në një organizatë kriminale në Xibrakë, nuk është i ri, pasi me pare kane akuzuar edhe Berisha e Basha, por tani i takon Prokurorisë së Posaçme te japë verdiktin e saj.

“Nuk është deklarata e parë e Bardhit, ka bërë denoncime edhe për kolegët, edhe për Berishën, ka artikuluar akuza të forta edhe për Nokën dhe tani i ka harruar. Ky denoncim nuk është i ri, e ka bërë edhe Berisha, edhe Basha. Nuk e di çfarë elementi të ri ka këtë herë, duhet ta vlerësojë SPAK meqë edhe Bardhi ka besim te Prokuroria e Posaçme.

Pas padisë që ka bërë Rama dhe letrës së Bardhit për Dumanin, mendoj se tani është çështje juridike, jo më debat politik. Kjo kultura e shpifur e të hedhurit akuza dhe të përqafuarit më pas duhet të marrë fund. Mendoj se reforma në drejtësi na ka çuar në këtë nivel. Tani SPAK ose vërteton akuzat e Bardhit qe vëllai i Kryeministrit është trafikant droge ose Bardhi do të ndiqet penalisht për një deklaratë të fabrikuar”.

SHKARKO APP