Onana gjithnjë e më pranë United, Interi bën gati 3 emra për ta zëvendësuar

Manchester United është gjithnjë e më pranë transferimit të portierit të Interit, Andre Onana. “Djajtë e kuq” pritet të investojnë plot 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e ish-gardianit të Ajax, që u mor falas nga zikaltrit një sezon më parë.

Interi ka nisur të mendojë për zevendësuesin, ku sipas mediave italiane 3 janë emrat e mundshëm.  I pari është Yann Sommer i Bayern Munchen. Bavarezët mund ta lenë të lirë zviceranin të largohet, por vetëm në formë huazimi.

Gjithashtu dhe Keylor Navas është në listën e Interit, pasi është pranë largimit nga PSG. Emri i tretë që zikaltrit po studiojnë është portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.

SHKARKO APP