Onana-s mund t’i ndalohet që të luajë me United për shkak të një rregulli nga FIFA

Andre Onana mund të ndalohet që të luajë për Manchester United për shkak të një rregulli pak të njohur nga FIFA. Numri një i Djajve të Kuq pritet të udhëtojë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Kamerunin në janar.

Portieri në fakt mund të vendosë që të mos marrë pjesë pasi dëshiron të ndihmojë skuadrën angleze, në një sezon që po rezulton shumë i vështirë për të. Gjithsesi nëse Kameruni e refuzon kërkesën e tij dhe kërkon që të luajë,Onana-s mund t’i ndalohet që të luajë me Djajtë e Kuq nga FIFA.

Linja zyrtare e FIFA-s thotë: “Një lojtar që është thirrur nga shoqata e tij për një nga ekipet e saj përfaqësuese, përveç rasteve kur është rënë dakord ndryshe nga shoqata përkatëse, nuk ka të drejtë të luajë për klubin në të cilin është regjistruar gjatë periudhës për të cilën ai është liruar ose është dashur të lirohet në përputhje me dispozitat e kësaj aneksi, plus një periudhë shtesë prej pesë ditësh”.

Onana mund të humbasë 6 ndeshje te United, pasi Kupën e Kombeve të Afrikës do të luhet nga 13 janari deri më 11 shkurt. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

SHKARKO APP