Operacion në zemër e një fëmije 10 ditësh/Flet një nga mjekët më të mirë shqiptar për kardiokirurgjinë, Altin Veshti

Një nga mjekët me të mirë shqiptar për kardiokirurgjinë, sidomos traspozicionin e arterieve të mëdha, Altin Veshti ka postuar një shënim në lidhje me Profesorin e tij, Aldo Castaneda si dhe për një operacion në zemë e një fëmije 10 ditësh:
Një dedikim për Profesorin tim Aldo Castañeda (Boston children’s Hospital, UNICAR) i cili ndërroi jetë. Ai ishte pionier i Kardiokirurgjisë nga i cili mësova të operoj Traspozicionin e Arterieve të mëdha. Ndërhyrja më e komplikuar në zemër.
Nje BRAVO e madhe për trajtimin e Traspozicionit të Enëve të Mëdha të Zemrës me difekt interventrikolar dhe difekt interatrial në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë si në qendrat e mëdha terziare në botë, EKIPIT TE Maternitetit Suogj Koco Gliozheni , ekipit të Kardiokirurgjisë dhe Pediatrisë. Për herë të parë tek ne kryhet procedura hemodinamike e RASHKIND në një fëmijë 3 ditesh nga mjeket Dr. Saimir Kuçi Dr. Alfred Ibrahimi Dr. Aurel F. Demiraj Dr. Albert Koja duke stabilizuar bebin dhe duke rritur oksigjenin në gjak nga 60 në 80 % dhe për ta operuar në moshen 9 DITESH nga Prof. Altin Veshti dhe Prof. Arben Baboci anestezistet Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi. Kjo është një enderr e sjellë nga Padova, Guatemala, Boston e bërë realitet në Shqipëri. Dëshira e mirë, besimi dhe profesionalizmi i gjithë kolegeve e bëri të mundur.

SHKARKO APP